Manchester City është fituese e Kupës së Botës për Klube për vitin 2023.
Kampioni evropian ka triumfuar në finale ndaj skuadrës braziliane, duke e mposhtur bindshëm me rezultat 4-0.
Një dygolësh nga Julian Alvarez, një nga Phil Foden dhe një autogol, i dhanë një fitore me goleadë skuadrës së “Citizens” në këtë finale.
Kësisoj, pas këtij triumfi, Manchester City është bërë skuadra e parë angleze që fiton Premierligën, Ligën e Kampionëve, Kupën FA, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube në të njëjtin vit.
Gjithashtu, ky ishte trofeu i 38-të madhor i Pep Guaradiolas në karrierën menaxheriale.