Manchester City merr fitoren e radhës, mposht Club Bruggen në shtëpi

Manchester City merr fitoren e radhës, mposht Club Bruggen në shtëpi

Manchester City ka mposhtur Club Bruggen me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Qyetetarët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar të parët me Joa Cancelon, por topi u ndal nga shtylla.

I njëjti lojtari pasoi topin te Phil Foden, i cili shënoi nga afër për 1-0, ndërsa goli u rishikua në VAR për tu pranuar pastaj.

Por gëzimi i anglezëve zgjati pak, pasi që John Stones shënoi në portën e tij për 1-1 në minutën e 17-të.

Në pjesën e dytë anglezët ishin më të sigurt para porte dhe siguruar fitoren.

Riyad Mahrez shënoi në minutën e 54-të me një goditje me kokë për 2-1.

Fitorja u sigurua në minutën e 72-të, kur Raheem Sterling shënoi pas pasimit të Ilkay Gundogan për 3-1.

Por Gabirel Jesus nuk e la pa shënuar në këtë ndeshje, duke gjetur golin në kohën shtesë për 4-1.

Manchester City ka 9 pikë në grup.

Related Articles