Manchester City përgatit ofertë finale për Harry Kane

Manchester City përgatit ofertë finale për Harry Kane

Manchester City është duke tentuar për herën e fundit në transferimin e Harry Kane nga Tottenham Hotspuri.

Citizens ka disa javë që po tentojnë në transferimin e sulmuesit anglez, mirëpo Spurs deri më tani kanë refuzuar shitjen e tij.

Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, kampioni në fuqi dëshiron të ofrojë rreth 140 milionë euro për kartonin e Kane.

Kreu i Tottenhamit, Daniel Levy po refuzon shitjen e lojtarit dhe është i vendosur që ta mbajë në skuadër.

Dëshira e lojtarit është që të kalojë te City dhe po bën presion që marrëveshja mes dy klubeve të arrihet sa më parë.

Kanë mbetur edhe shtatë ditë nga mbyllja e afatit kalimtar dhe gjërat ende duken larg sa i përket akordit mes dy klubeve rivale në Ligë Premier.

Related Articles