Enver Memqaj, ylli i ri i Kombëtares së Kosovës që ëndërron NBA-në

Enver Memqaj, ylli i ri i Kombëtares së Kosovës që ëndërron NBA-në

Enver Memqaj është një basketbollist që premton shumë. Ai është lindur dhe rritur në Bosnje e Hercegovinë, por është pjesë e ekipit të të rinjve të ekipit kombëtar të Kosovës.

Basketbollisti i zbulon objektivat e tij për të luajtur për Kombëtaren A të Kosovës, në ndonjë klub evropian dhe ëndrrën për të luajtur një ditë në ligën më të fortë në botë – NBA.

Lojtari i lindur më 27 maj të vitit 2003 e dha një kontribut të madh në suksesin e ekipit të të rinjve të Kosovës, i cili së fundmi u shpall kampion për të rinj në FIBA European Challenger Basketball U-18.

Related Articles