Manchester City thyen rekordin e Liverpoolit të vendosur në vitin 1982

Manchester City thyen rekordin e Liverpoolit të vendosur në vitin 1982

Manchester City me Pep Guardiolën ka vendosur një rekord historik në Ligën Premier.

Citizens fituan 4-0 në udhëtim te Newcastle United, duke bërë që të vendosin rekord të ri në ligë.

Manchester City është bërë skuadra e parë në histori të Ligës Premier që merr më së shumti fitore, duke thyer kështu rekordin e Liverpoolit.

Ky rekord ishte vendosur nga The Reds në vitin 1982.

Po ashtu, kampioni në fuqi i Ligës Premier ka thyer edhe rekordin e vetë, pasi ka shënuar më së shumti gola brenda një viti kalendarik.

Për vitin 2021, City ka marrë 34 fitore, derisa ka shënuar 106 gola.

Related Articles