Sulmuesi francez i Barcelonës pëlqehet qe një kohë të gjatë nga “Djajtë e Kuq”.
Antoine Griezmann është bërë përsëri objektiv i Manchester Unitedit. Sulmuesi francez qe një kohë të gjatë pëlqehej nga gjiganti britanik. Por, përfaqësuesi francez e kishte preferuar transferimin në Barcelonë para “Djajve të Kuq”.
Ish-futbollisti i Atletico Madridit nuk e ka treguar veten sa duhet në “Camp Nou”. E tash, “Todofichajes” zbulon se klubi nga “Old Trafford” do ta nisë në ofanzivë të re për Griezmannin. Nga ana tjetër, Barça e sheh kampionin e botës me Francën si lider të ri të sulmit pas largimit të Lionel Messit./Gazeta Enigma/