Manchester Unitedi e ka mundur 1:0 Crystal Palace të dielën në Premierligë, në debutimin e Ralf Rangnick në stol si trajner i përkohshëm i djajve të kuq.
Fred e shënoi golin e triumfit të parë të Rangnick në pjesën e dytë në Old Trafford, i cili do ta drejtojë Unitedin deri në fund të këtij sezoni, para se ta marrë rolin e këshilltarit në klub.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e djajve të kuq në Premierligë, që iu ndihmon atyre të ngrihen në vendin e gjashtë, vetëm tri pikë larg top katërshes.
Për skuadrën e Patrick Vieiras kjo ishte disfata e tretë rresht dhe e lë atë në vendin e 12-të me 16 pikë, gjashtë larg zonës së rënies nga liga.
Ndërkohë, Tottenhami i Antonio Contes e ka mposhtur bindshëm 3:0 Norwich Cityn, për të cilin mungoi Milot Rashica i Kosovës shkaku i një dëmtimi.
Tottenhami tani është vetëm dy pikë larg top katërshes, ndërkohë që Norwichi vijon të jetë i fundit me vetëm 10 pikë nga 15 ndeshje.
Notat e lojtarëve: Man Utd 1-0 Crystal Palace, Fred ishte më i miri