Mandl thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE

Mandl thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE

Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai tha se votimi i djeshëm në Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, është shumë i rëndësishëm për anëtarësim të plotë.

Madje ai tha se do t’a ndihmojë Kosovën në anëtarësim të plotë.

Pas përjashtimit të Rusisë për arsye të kuptueshme nga Këshilli i Evropës, sipas tij, është krijuar një atmosferë me e mirë për shtetet e Evropës, me frymë liberale që Kosova t’i bashkëngjitet KiE-së.

Në këtë intervistë Mendli ka folur dhe lidhur me bisedimet, Asociacionin dhe angazhimet tjera për integrimin.

Ai tha se në Kosovë nuk mund të ketë Republika Srpska ashtu siç ekziston në Bosnjë e Hercegovinë, e nuk guxon të cënohet Kushtetuta e Kosovës as integriteti i Kosovës.

Ndërkohë ai e ka përshëndetur vendimin e qeverisë lidhur me pronat dhe manastirin e Deçanit.

“Mund ta komentoj pjekurinë e Kosovës për sa i përket vendimit të manastirit të Deçanit, kjo është shprehje që Kosova arrin të zgjidhë çështje edhe në kohë tensionesh”, tha Mandl për RTK.

Related Articles