Maqedonci e falënderon homologun britanik, për kontributin në mbrojtjen e Kosovës

Maqedonci e falënderon homologun britanik, për kontributin në mbrojtjen e Kosovës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Turqi është takuar me Ministrin për Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci tha se falenderoi homologun e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në proceset shtetformuese të Kosovës.

Me këtë rast, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe rolin e rëndësishëm që Mbretëria e Bashkuar ka luajtur përgjatë proceseve shtetformuese dhe forcimit të institucioneve të sigurisë e mbrojtjes së Kosovës.

Related Articles