Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka pritur në takim aktivisten dhe politikanen, Aida Dërgutin, e cila sot iu bashkua kësaj partie, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
“Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar”, shkroi Hamza në një postim.
“Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë. Mirë se erdhe në PDK, Aida!”, u shpreh në fund Hamza.
Aida Dërguti, më herët ka qenë në Lëvizje Vetëvendosje e më pas në Partinë Socialdemokrate, ndërkohë që kohëve të fundit është shfaqur shpesh në ekran si opinioniste.
