Maqedoni e Veriut: 16 të vdekur dhe 51 raste të reja me COVID-19

Maqedoni e Veriut: 16 të vdekur dhe 51 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 16 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 51 raste të reja, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se janë shëruar edhe 84 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka arritur në 155,028 raste, numri total i të shëruarve është 146,800, si dhe të vdekur janë 5.296 persona./Gazeta Enigma/

Related Articles