Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit kanë humbur jetën gjashtë persona si pasojë e virusit COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar edhe 435 raste të reja me këtë virus.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 6 mijë e 651 testime.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në këtë vend është 5 mijë e 135.