Messi vs Ronaldo, kush ka fituar më shumë çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ nga edicioni 2009/10 e tutje

Messi vs Ronaldo, kush ka fituar më shumë çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ nga edicioni 2009/10 e tutje

Ylli argjentinas, Lionel Messi dhe ai portugez Cristiano Ronaldo janë gjendur shpeshherë si lojtarët më të mirë në çdo ndeshje ku ata janë paraqitur me ekipet e tyre respektive.

Me plot 12 trofe të Topit të Artë mes tyre, yjet e Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë dy nga futbollistët më të mëdhenj që kanë luajtur ndonjëherë këtë lojë të bukur, pra futbollin.

Dhe megjithëse ata tani janë duke u futur gjithnjë e më thellë në të tridhjetat e tyre, talenti i pafund i Messit dhe Ronaldos ende i siguron ata që t’i kalojnë rregullisht lojtarët mbi 10 vjet më të vegjël.

Ronaldo vs Messi

Megjithatë, siç pa dyshim që do ta dini mirë, dominimi i Messit dhe Ronaldos mbi bashkëmoshatarët e tyre gjatë 15 viteve të fundit do të thotë se ata krahasohen pothuajse në çdo garë mes vete.

Dhe ndërsa totali i tyre i golave, asistimeve dhe i trofeve shpeshherë është krahasuar, tani do të shihni se si qëndrojnë dy yjet botërore në rekordin e çmimeve të tyre “Lojtari i Ndeshjes” gjatë 13 sezoneve të fundit.

Përveç kësaj, tifozët në rrjetet sociale debatojnë rregullisht se cili nga Messi dhe Ronaldo është më i rëndësishëm për skuadrat e tyre, duke dhënë argumente të llojllojshme.

Çmimet “Lojtari i Ndeshjes”

Ka me siguri grupe mbështetësish që do të argumentonin se Messi është ndihmuar nga brezi i artë i Barcelonës në një masë më të madhe sesa Ronaldo nga shokët e tij të skuadrës së Real Madridit apo Juventusit.

Dhe me çmimet “Lojtari i Ndeshjes” që matin shpeshtësinë me të cilën çdo lojtar është ylli i ndeshjes, na jep një nivel të qartë se cili nga Ronaldo dhe Messi ka qenë më shpesh protagonisti kryesor, përcjell Telegrafi.

Mediumi GivemeSport, duke përdorur të dhënat e mbledhura nga kompania e specializuar e statistikave WhoScored.com, për paraqitjet në ligë dhe Ligën e Kampionëve, tani ka krahasuar totalin e çmimeve “Lojtari i Ndeshjes” mes dy yjeve për çdo sezon që nga sezoni 2009/10.

Natyrisht, ka matës dhe shpërndarës të ndryshëm të çmimeve “Lojtari i Ndeshjes”, por baza e sistemit të WhoScored në statistika do të thotë se është padyshim mënyra më e saktë për të krahasuar dy legjendat moderne të futbollit.

Pra, duke pasur parasysh këtë, do të ishte e vrazhdë të mos zbulonim krahasimin e çmimeve të Ronaldos dhe Messit gjatë 13 sezoneve të fundit.

Çmimet në secilin sezon nga 2009/10

Sezoni 2009/10

Lionel Messi 18-17 Cristiano Ronaldo

Sezoni 2010/11

Lionel Messi 29-15 Cristiano Ronaldo

Sezoni 2011/12

Lionel Messi 32-14 Cristiano Ronaldo

Sezoni 2012/13

Lionel Messi 24-15 Cristiano Ronaldo

Sezoni 2013/14

Lionel Messi 19-14 Cristiano Ronaldo

Sezoni 2014/15

Lionel Messi 34-19 Cristiano Ronaldo

Sezoni 2015/16

Cristiano Ronaldo 15-14 Lionel Messi

Sezoni 2016/17

Lionel Messi 18-7 Cristiano Ronaldo

Sezoni 2017/18

Lionel Messi 28-11 Cristiano Ronaldo

Sezoni 2018/19

Lionel Messi 24-12 Cristiano Ronaldo

Sezoni 2019/20

Lionel Messi 26-12 Cristiano Ronaldo

Sezoni 2020/21

Lionel Messi 24-9 Cristiano Ronaldo

Sezoni 2021/22

Cristiano Ronaldo 5-4 Lionel Messi

Rekord i jashtëzakonshëm i Messit karshi Ronaldos

Messi u shpall lojtari më i mirë në ndeshje më shumë herë se Ronaldo në sezonet 2009/10, 2010/11, 2011/12, 2012/13, 2013/14, 2014/15, 2016/17, 2017/18, 2018/19, 2019/20 dhe së fundmi 2020/21.

Në anën tjetër, ylli portugez e mposhti rivalin e tij të përjetshëm vetëm në sezonin 2015/16 me rezultat 15-14 dhe tani që ka bërë një fillim më të mirë të sezonit aktual me pesë çmime “Lojtari i Ndeshjes” në krahasim me katër të Messit.

Gjërat bëhen edhe më keq kur përpunohet totali i çmimeve “Lojtari i Ndeshjes”, me Messin që e ka fituar plot 294 herë në ligë dhe në Evropë që nga viti 2009, ndërsa Ronaldo ka fituar çmimin në 165 ndeshje.

Rekordi i përgjithshëm i çmimeve “Lojtari i Ndeshjes”

Rekordi në ligë:

Rekordi në Ligën e Kampionëve:

Related Articles