Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Maqedoni ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme (6 maj, 2021) janë bërë 12606 vaksina për qytetarët e vendit.
Deri më tani sipas Ministris së Shëndetësisë janë vaksinuar 84.312 qytetarë gjithësejt.
28% e popullatës mbi 70 vite kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës.
Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë që qytetarët të vaksinohen, duke u paraqitur nëpërmjet faqes vakcinacija.mk apo duke kontaktuar me mjekun e tyre amë. /Gazeta Enigma/