Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një shkrimi në Facbook ka njoftuar se ekipet mjekësore në vendin tonë kanë arritur sërish të realizojnë me sukses transplantimin e zemrës, raporton Gazeta Enigma.
Ky paraqet transplantimin e katërt të zemrës në vendin tonë.
“Mëngjesin e sotëm, zemra e një paciente 44-vjeçare, familja e së cilës dhuroi organet, filloi të rrah përsëri. Ditët në vijim janë kritike, të shpresojmë se trupi do ta pranojë organin e ri. Një pacient që vuan nga sëmundja e rëndë kardiovaskulare për disa vjet, ka shans për një jetë të re”.
“Në 24 orët e fundit, rreth 100 mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë punuan së bashku si ekip dhe treguan se si sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë të përsosur. Më shumë detaje në lidhje me transplantimin, gjatë ditës”, ka shkruar Filipçe./Gazeta Enigma/