Gjatë ditës së marte në Demir Hisar janë sulmuar disa policë, njëri prej të cilëve është therrur, ndërsa dy të tjerë janë goditur me veturë. E gjithë ngjarja është xhiruar me kamerë.
“Rreth orës 08:00 në rrugën Manastir-Resnje, vetura “Peugeot” e drejtuar nga I.Gj.(41) nga Rosomani nuk është ndalur në shenjë ndalese nga punonjësit e policisë dhe me veturë ka goditur dy prej tyre.
Menjëherë pasi u ndalua, ai ka plagosur me një mjet të mprehtë një punonjës policie në detyrë.
Ai është ndaluar në Stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
GTA Битола pic.twitter.com/vs0d0izeJq— Tom is Love ❼ (@egodollaric) February 22, 2022