Maqedonia e Veriut të enjten mbrëma është bërë përfaqësuesja e parë që është eliminuar nga Euro 2020.
Në fakt Maqedonia e Veriut e ka edhe një ndeshje, por nuk ka gjasa për të avancuar në fazën e eliminimit direkt.
Fitorja e Holandës ndaj Austrisë ka bërë që Maqedonia e Veriut të jetë pa gjasa.
Skuadra ballkanike humbur fillimisht nga Austria 3-1, ndërsa sot pësoi nga Ukraina 2-1.
Edhe nëse më 21 qershor e mposht Holandën, që është pak e mundshme, Maqedonia e Veriut do të renditet e fundit në Grupin C.
Kjo për faktin që ka humbur duelet direkte me Ukrainën e Austrinë, përfaqësueset që potencialisht mund të mbesin me tri pikë.
Maqedonia e Veriut ku paraqiten shtatë shqiptarë, ka pasur paraqitje solide në dy ndeshjet e para. /Gazeta Enigma/