Maqedonia veriore ndalon hapësirën e saj ajrore për Rusinë

Maqedonia veriore ndalon hapësirën e saj ajrore për Rusinë

Të dielën, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se edhe Maqedonia e Veriut do të ndalojë aeroplanët rus nga hapësira e saj ajrore, raporton Gazeta “Enigma”.

Osmani për këtë veprim njoftoi nëpërmjet një statusi në rrjetin Twitter, ku ndër tjera tha se me këtë vendim kanë vendosur t’i bashkëngjiten vendeve Evropiane.

Një numër i shteteve evropiane kanë filluar të ndalojnë aeroplanët rusë, pas pushtimit rus të Ukrainës, përfshirë Gjermaninë, Finlandën e Suedinë. / Gazeta Enigma.

Related Articles