Mbrojtësi Marash Kumbulla nga tani do të jetë shok skuadre me Vedat Muriqin.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Mallorca ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e 25 vjeçarit.
Marrëveshja është bërë në formë huazimi me opsioni blerjeje prej 8 milionë eurosh.
Lojtari është autorizuar të udhëtojë drejt Mallorca ku janë caktuar edhe vizitat mjekësore.
Kumbulla e njeh kampionatin spanjoll, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Espanyolit, ku shënoi tre gola.