Maratona e Tiranës: Kush s’e njohu Kosovën si shtet? (VIDEO)

Maratona e Tiranës: Kush s’e njohu Kosovën si shtet? (VIDEO)

Si gara më e madhe sportive në kryeqendrën shqiptare, u mblodhën atletë nga 40 vende të botës.

Mbi 4 mijë vrapues erdhën për të marrë pjesë në Maratonën e Tiranës.

Por ky edicioni i 7 hasi edhe në kritika e atë nga një ish-vrapuese me pozitë politike në Kosovë.

Deputetja Mimoza Kusari ngriti shqetësimin se në rezultatet zyrtare, garuesve kosovarë nuk iu kishte shënuar shkurtesa zyrtare KOS, e as vendosur flamuri shtetëror.

Ky lëshim, sipas saj, u bë nga një operator grek, shtet ky që nuk njeh Kosovën, por diçka e tillë apelon të mos përsëritet.

Por atletja që fitoi vendin e parë nga garuesit kosovarë, Gresa Bakraqi, thotë se kjo nuk qëndron, pasi rangimi akoma s`u krye.

Ajo është e kënaqur me mikpritjen derisa nuk preferon komentet nga politika.

Klani ka dërguar pyetje edhe të organizatorët e maratonës, por deri të hënën pasdite nuk ka pranuar përgjigje. 

Related Articles