Gjendet pa shenja jete një person në Istog

Një person që banonte i vetëm, është gjetur pa shenja jete në Istog.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi ka bërë të ditur se prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.

Rasti po hetohet, tha Nikçi.

“Një person në një shtëpi në Istog është gjetur pa shenja jete. I njëjti ka qenë duke banuar vetëm në shtëpi. Prokurori i Krimeve te renda ka dal në vend të ngjarjes, ku ka urdhërur qe trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. Gjithashtu janë dhënë edhe autorizime për Policinë e Kosovës që të bëhet hetimi i vdekjes së të ndjerit”, tha Nikçi.

Related Articles