Pas dorëheqjes së gjyqtarit Nicolas Guillou, ish-krerët e UÇK-së do të gjykohen nga francezja Marjorie Masselot.
Guillou u largua nga kjo pozitë pas zgjedhjes si gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe marrjes së detyrave atje.
“Më 6 qershor 2024, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Xhovani Pietro Barbano (Giovanni Pietro Barbano) emëroi gjykatësen Marjorie Masselot (Francë) në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri) në përputhje me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Më të njëjtën ditë, gjykatësja Masselot bëri betimin solemn”.
Gjykatësja Masselot që nga viti 2019, ishte kryegjykatëse në Gjykatën Penale të shkallës së parë në Kolmar (Colmar) ku merret me krimin e organizuar dhe krimet seksuale. /Gazeta Enigma