Marrëveshja Kurti-Abdixhiku, Pacolli e VV: Prof.Dr. Bekim Sejdiu emri i Presidentit të ri të Kosovës

Marrëveshja Kurti-Abdixhiku, Pacolli e VV: Prof.Dr. Bekim Sejdiu emri i Presidentit të ri të Kosovës

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka publikuar një status në rrjetet sociale pas njoftimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, se është arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për emrin e kandidatit konsensual për president të Kosovës.

Pacolli, në postimin e saj, ka shkruar: “Prof. Dr. Bekim Sejdiu është emri i Presidentit të ri të Kosovës.”

Më herët, Abdixhiku njoftoi se pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është arritur një marrëveshje për kandidatin konsensual për postin e presidentit.

Emri i Bekim Sejdiut, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ishte përmendur ditët e fundit në kuadër të diskutimeve politike për zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Related Articles