Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për President të Republikës.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka cilësuar dakordimin si një hap shumë të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.
“Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se përmbyllja e procesit në Kuvend është hapi i radhës pas marrëveshjes së arritur mes dy subjekteve politike.
