Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka deklaruar se pranimi dokumenteve të identitetit të Kosovës nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës dhe se sipas tij kjo nuk vihet në diskutim.
“Qëllimi i vërtetë ishte vendosja e një regjimi të vizave 90-ditore për serbët që jetojnë në Kosovë. E ruajtëm që serbët të mos jenë të huaj në tokën e tyre”, tha Petkoviç për TV Pink.
Ai vlerësoi se biseda për dokumentin e hyrje-daljeve është arsyeja që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Kosova të arrijnë një zgjidhje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe serbëve në veriut.
“Kanë arritur ta shtyjmë krizën për një kohë të caktuar, që në fillim të shtatorit të mos ketë trazira, fëmijët të mund të shkojnë në shkollë të qetë. Problemet janë ende në pjatë”, tha Petkoviç.