Marrëveshja për gazin amerikan në BE – Sa vite duhen për ta hequr krejtësisht varësinë nga Rusia?

Marrëveshja për gazin amerikan në BE – Sa vite duhen për ta hequr krejtësisht varësinë nga Rusia?

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur të premten një marrëveshje për dërgimin e gazit të lëngshëm natyror amerikan (LNG), në vendet e BE’së, i cili duhet të zvogëlojë varësinë evropiane nga gazi rus që nga ky vit dhe ta zëvendësojë plotësisht atë deri në vitin 2027.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar të eksportojnë 15 miliardë metra kub LNG në BE deri në fund të këtij viti, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa në vitet e ardhshme ato dërgesa duhet të jenë rreth 50 miliardë metra kub gaz natyror.

Presidenti i SHBA-së Joseph Biden tha në Bruksel se vendi i tij tashmë ka hequr dorë nga e gjithë energjia ruse dhe se një industri e fortë amerikane do të mbështeste synimet e mirëpritura të BE-së për të reduktuar shpejt varësinë e saj nga gazi rus dhe për të siguruar që “familjet evropiane të kenë ngrohje për dy dimrat e ardhshëm.

Derisa të ndërtohet infrastruktura për një të ardhme energjie të qëndrueshme dhe të pastër për Evropën.

Related Articles