Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër Bashkimit Evropian pas marrëveshjes Serbi-Rusi mbi “planin për konsultime” për politikë të jashtme.
Ish-ministri i Jashtëm, përmes një reagimi në Twitter ka thënë se për vite me radhë i ka paralajmëruar miqtë e tij në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë.
“Për vite me radhë i kam paralajmëruar miqtë e mi në Evropë për rreziqet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë, në vend të BE-së. Toleranca e BE-së tani ka kostot e saj. Serbia po mban anën me Rusinë për të luftuar Ukrainën dhe Kosovën duke nënshkruar protokolle me Kremlinin në mes të luftës. Koha për të vepruar”, ka shkruar Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov kanë nënshkruar të premten në New York, një marrëveshje sa i përket politikës së jashtme të përbashkët Moskë-Beograd, përgjatë takimeve që po mbahen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Marrëveshja në mes të dy palëve quhet “Plani i konsultimeve ndërmjet MPJ-së së Serbisë dhe MPJ-së së Rusisë për 2023-2024”.
Ndaj marrëveshjes ka reaguar edhe raportuesja e PE për Kosovën Viola von Cramon e cila ka thënë se tash është koha që të ngrihen bisedimet për aderimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
For years I have warned my friends in Europe about the risks to WB & EU of Serbia’s FP alignment w/Russia, instead of the EU. #EU tolerance now has its costs. Serbia is taking sides w/ Russia to fight #Ukraine & #Kosovo by signing protocols w/ Kremlin amid the war. Time to act! pic.twitter.com/z78cWLdkeA— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) September 26, 2022