Marrëveshja SHBA-Iran, Macron: I jep fund një situate paqëndrueshmërie që pati pasoja për ekonomitë tona

Marrëveshja SHBA-Iran, Macron: I jep fund një situate paqëndrueshmërie që pati pasoja për ekonomitë tona

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur lidhur me marrëveshjen SHBA-Iran teksa u shpreh se është një marrëveshje shumë e mire. Ai shtoi se aleatët e SHBA-së në G7 e mbështesin atë sepse është një marrëveshje që i jep fund një situate të paqëndrueshmërisë së madhe që pati pasoja të tmerrshme për ekonomitë tona.

Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet të premten. Në konferencën e tij për shtyp, Macron dha detaje nga samite ku në fokus ishin disa tema.

“Ishte një moment uniteti, diskutimesh me cilësi të lartë dhe bashkëpunimi të vërtetë midis udhëheqësve”, tha Macron.

Macron tha se samiti prodhoi një “konvergjencë të paparë” midis udhëheqësve të G7, përfshirë Trump, në mbështetjen e Ukrainës, pasi ai ftoi Zelenskyy-n të merrte pjesë në takim.

Macron tha se të gjithë ranë dakord të rrisim furnizimin me kapacitete të mbrojtjes ajrore, sisteme dhe interceptorë shtesë, si dhe kapacitete me rreze të gjatë veprimi.

“Trump theksoi mobilizimin e industrisë amerikane të mbrojtjes dhe aftësinë e saj për të ofruar pajisje të tilla”, tha Macron në një konferencë për shtyp.

Macron vlerësoi gjithashtu marrëveshjen e udhëheqësve për të rritur presionin ndaj Rusisë, përfshirë edhe përmes sanksioneve më të forta, si jashtëzakonisht të rëndësishme.

Macron përmendi edhe atë që ai e përshkroi si mbikapacitet industrial të Kinës, subvencione të tepërta dhe konsum të dobët vendas.

Presidenti francez tha se Evropa duhet të investojë më shumë dhe të modernizojë ekonomitë e saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara duhet të adresojnë deficitet e tyre fiskale dhe tregtare.

Related Articles