“Marrëveshjen e finale me Serbinë arrihet vetëm nga krerët e UÇK-së”

“Marrëveshjen e finale me Serbinë arrihet vetëm nga krerët e UÇK-së”

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Agron Hoti, pas takimit dhe deklaratave në Bruksel nga emisarët e BE-së dhe kryeministrit Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin se dialogu Kosovë-Serbi është në një situatë të vështirë dhe se është e vështirë të parashikohen hapat e ardhshëm.

“Dialogu është diçka e tejkaluar dhe është shumë vështirë t’i parashikojmë hapat tjerë se çfarë mund të ndodhë”, ka thënë ai.

Hoti ka deklaruar se një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë mund ta bëjnë të mundur vetëm ish-krerët e UÇK-së, që tashmë ndodhën në Hagë.

“Unë qofsha i gabuar do të kërkoja falje në këtë studio, por marrëveshjen përfundimtare me Serbinë mund ta bëjnë vetëm krerët e UÇK-së. Sepse ata kanë qenë cak i Serbisë, Rusisë kanë qenë janë dhe do të jenë. Nëse Qeveria aktuale nuk do të lëviz siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës jam i bindur me 99 për qind se do të dal fjala ime”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se kur Serbia nuk ka pranuar Planin e Ahtisarit, nënkupton se Serbia nuk është e interesuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Në vend të kësaj, sipas tij, Serbia është e interesuar që ta dështojë shtetin e Kosovës.

Ai ka shtuar se Serbia e ka këtë qëllim për shkak të demografisë së ndryshuar në veri të Kosovës, ku serbët pas 50 vjetësh bëhen një pjesë e vogël.

Hoti gjithashtu ka deklaruar se situata tani është e komplikuar dhe se nuk ka shpresa që të arrihet një marrëveshje me Serbinë.

“Serbia nuk e pranuar Planin e Ahtisarit, sepse në Planin e Ahtisarit ka qenë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, Serbia nuk është e interesuar për Asociacionin, Serbia është e interesuar që ta fundos dhe ta dështoj shtetin e Kosovës, nuk ka interes për kurrfarë Asociacioni. Sepse Serbia e din që në 50 vitet e ardhshme në veri nuk do të mbeten as 5 mijë serbë, dhe ata shumica do të jenë pleq, Serbia është e interesuar që të mos zhbllokohet ndërkombëtarisht dhe atë po ia arrin me sukses dhe kjo është për të ardhur keq”, ka thënë Hoti për emisionin FIVE.

Ai ka theksuar se shtyrja e procesit të dialogut po çon në rritjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe ka përmendur edhe deklaratën e fundit nga shefi i NATO-s për lejen e KFOR-it për çdo zbarkim në veri.

“Jemi futur në një spirale dhe nuk ka ndonjë shpresë që do të arrihet një marrëveshje me Serbinë, dhe këtu humbës jemi ne. Sa më shumë që po e shtyjmë këtë proces me taktika të ndryshme, humbës jemi në pasi sanksionet po shkojnë duke na u shtuar. Sanksioni më i fundit është që na tha shefi i NATO-s që çdo zbarkim në veri kërkon lejen e KFOR-it”, ka deklaruar ai.

Related Articles