Ish-nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se të gjithë kanë faj që nuk është rinovuar stadiumi i qytetit, shkruan Gazeta Enigma.
‘’Marrja është e jona, është dashur të kryhet stadiumi. Por, duhet të bëhemi bashkë që ta kryejmë’’, tha Ismajli në Kanal 10.
Por, sipas tij, është projekt i madh, ‘’duhet të angazhohemi të gjithë’’.
‘’Këtu ka neglizhencën edhe të zyrtarëve komunal’’. Ai ka theksuar se gjatë qeverisjes së LDK-së janë ndryshuar tre ministra.
‘’Ka pas ministra që nuk e kanë dashur Gjilanin’’, ka shtuar ai.
Ndërsa kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se nuk i mjafton një emision për të folur për renovimin e stadiumin të qytetit të Gjilanit.
Ai ka thënë se tifozët dhe klubet nuk kanë pasur informacion për projektin.
‘’Riprojektimi duhet të shkojë për tenderim, rruga e vetme për të hartuar projektin wshtw ritenderimi. Kompania ka pasur ta kryej punën brenda këtij viti’’.
‘’845 mijë euro nuk humbin, por as kompania nuk person dhe dy palët janë të kënaqura’’. /Gazeta Enigma/