Portieri i përfaqësueses së Kosovës në futsall, Alfred Prenqi i ka dhënë fund beqarisë. Njëri nga portierët më të mirë në Kosovë viteve të fundit është martuar me Lindën.
I pranishëm në dasmën e tyre ka qenë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Prenqi ka fituar të gjithë titujt në futsallin kosovar me Liburnin nga Gjakova, ndërsa aktualisht është portier i FC Prishtinës.