Masa ndaj Valon Zymberit dhe të përfshirëve, reagon kreu i “Intelektualëve”

Masa ndaj Valon Zymberit dhe të përfshirëve, reagon kreu i “Intelektualëve”

Kryetari i tifozëve “Intelektualët” nga Gjilani, Taulant Byqmeti ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve të drejtësisë rreth masës ndaj drejtorit sportiv, Valon Zymberi dhe dy të tjerëve.

Në një prononcim për Indeksonline, ai ka thënë se ky vendim është “skandaloz”.

“Para 3 ditësh më sulmuan në vendin e punës drejtori sprotiv dhe 4 të tjerë. Sulmi ndaj meje është i akumulum përshkak se tifozët janë të pakënqur me rezultatin e tyre gjatë 4 viteve të fundit”, u shpreh ai.

Tutje, tha se mossuksesi i kryesisë ka bërë që të sulmohet padrejtësisht.

“…ndaj një djali që nuk është kursyer që 15 vite me organizimin e tifozërisë për ndeshjet kampionale, evropiane dhe për kupë. Ata janë të fuqishëm financiarisht i kanë njerëzit me ndikim politik dhe që i kanë afër vetes. Unë besoj se ka pak drejtësi në këtë vend. Do ta ndjek këtë rast deri në fund, nëse ka”, tha ai.

“Ky është sulm i orkestrum edhe i përgaditun ndaj meje. Ata me mu janë njoftë, kanë mujtë me ardhë me folë, me bisedu, siç e kemi bë edhe në të kaluarën dhe mi zgjidhë problemet siç i kena zgjidhë gjithmonë. Por, prej dështimeve të tyre të njëpasnjëshme, është vërejtë kjartë që ata kanë dashtë që mllefin e akumulum me shfry në vend të punës duke tentuar ta prishin imazhin dhe biznesit që e kemi me familje”, është shprehur Byqmeti.

Related Articles