Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e COVID-19, ekipe të përbashkëta të policisë kanë shtuar aktivitetet e tyre në rajonin e Ferizajt.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot nga ora 08:00-16:00, përveç 40 vërejtjeve policore, policia ka shqiptuar 98 gjoba ndaj qytetarëve, të cilët nuk i kanë respektuar masat.
Këto masa, në masë të madhe janë duke u respektuar nga shumica e qytetarëve, të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe ndaj tyre policia ka qenë e detyruar t’u shqiptojë gjoba.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me aktivitete të tilla në parandalim dhe respektim të masave anti-COVID-19, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës.
Policia apelon qytetarët dhe pronarët e lokaleve që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.