Masat e reja antiCOVID në fuqi deri më 4 shkurt, a do të vazhdojnë edhe pas kësaj date?

Masat e reja antiCOVID në fuqi deri më 4 shkurt, a do të vazhdojnë edhe pas kësaj date?

Qeveria e Kosovës ditë më parë i ka rishqyrtuar masat antiCOVID, ku më 21 janar vendosi masa të reja.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 shkurt, ndërsa a do të vazhdojnë të njejta masa pas kësaj date ende nuk dihet.

Në lidhje me këtë çështje, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Gazetën “Enigma” se sot kanë pasur takim ku është diskutuar situata epidemiologjike dhe që së shpejti ekspertët shëndetësor do të dalin me rekomandime.

“Sot gjatë ditës ka pasur një takim në të cilën është diskutuar situata epidemiologjike dhe masat kundër COVID-19. Ekspertët shëndetësor dhe përfaqësuesit e institucioneve relevante shumë shpejt do të vijnë me rekomandimet dhe sugjerimet e tyre për veprimet e mëtutjeshme”, bëri të ditur ai.

Me masat e reja, ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 22:00 deri në ora 05:00, e po ashtu kufizime ka edhe në sektorin e gastronomisë, ku pas orës 21:00 ndalohet së funksionuari ky sektor.

Ndryshe, masat e reja kanë prekur edhe ata që hyjnë në Kosovë, ku hyrja në territorin e Kosovës nuk mund të bëhet pa pasur tri doza të vaksinës kundër coronavirusit, e për këtë vendim ka pasur reagime të shumta nga qytetarët e vendeve fqinje. /Gazeta Enigma/.

Related Articles