Mashtrohet 38-vjeçari në Kamenicë, dikush ia tërheq 15 mijë euro nga xhirollogaria

Mashtrohet 38-vjeçari në Kamenicë, dikush ia tërheq 15 mijë euro nga xhirollogaria

Një rast i mashtrimit është raportuar ditën e fundit të muajit maj në fshatin Topanicë të Kamenicës, ku një 38-vjeçar ka pohuar se dikush ia ka tërhequr 15 mijë euro nga llogaria e tij bankare.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 20 maj, por që nuk kishte informacione të mjaftueshme që të iniciohej rast dhe të fillonin hetimet.

38-vjeçari ka deklaruar se mjetet mund të jenë tërhequr nga një kompani ose persona të panjohur, pasi nuk ka persona të dyshuar lidhur me rastin.

Pas hetimeve, prokurori ka urdhëruar që të iniciohet rasti ‘Mashtrim’ dhe ‘Ndërhyrje në sistemin kompjuterik’.

Ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen personat e dyshuar lidhur me rastin.

Related Articles