Podujeva ndërpret bursat për nxënës

Podujeva ndërpret bursat për nxënës

Komuna e Podujevës ka vendosur që buxhetin e bursave për studentët ta rrisë nga 50 mijë në 100 mijë euro.

Por, ndryshe nga viti i kaluar, nxënësit e Podujevës nuk do të jenë përfitues të bursave të reja të Drejtorisë së Arsimit, veçse do të ketë rritje të numrit të studentëve që marrin nga 400 euro, përcjell klankosova.tv.

Të gjithë studentët e nivelit bachelor, të cilët do të mund të fitojnë nga kjo ndihmë, duhet të kenë të përfunduar vitin e parë të studimeve në universitetet shtetërore.

Aplikimi pritet të hapet më 14 qershor.

Related Articles