Mashtruan dhjetëra persona në “TikTok” me para të falsifikuara, arrestohen dy persona në Gjilan

Mashtruan dhjetëra persona në “TikTok” me para të falsifikuara, arrestohen dy persona në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit dyshohen që përmes rrjetit social “Tik Tok”, nga disa video bënin shitjen e parave të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot, me datën 09.08.2023, është zbatuar Plani Operativ përkatës ku hetuesit e S.H.K.E, në orët e mëngjesit kanë realizuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e shtëpisë së personit të dyshuar F.S. dhe njëkohësisht i dyshuari është arrestuar. Gjithashtu është arrestuar edhe personi i dyshuar A.S. për të cilin janë siguruar prova se ka bashkëpunuar me personin tjetër F.S.” , thuhet në njoftim.

“Të dyshuarit F.S. (1992), mashkull kosovar si dhe A.S. (1995), mashkull kosovar, janë marrë me veprimtari kriminale ku kanë mashtruar dhjetëra persona, kinse do t’u shesin para të falsifikuara, mirëpo në anën tjetër i kanë mashtruar këta persona duke përfituar nga ta shuma të konsiderueshme të mjeteve materiale”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve të tilla si dhe të bashkëpunojnë me policinë në parandalimin e veprave penale dhe dukurive negative.

Related Articles