Është mbajtur sot për herë të parë takimi i bordit të ri të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ku kanë marrë pjesë tetë nga nëntë anëtarët e bordit.
Në këtë takim u diskutua për punën, projektet dhe angazhimin e deritashëm të organizatës në një raportim nga ish-kryetarja e bordit Gentiana Begolli – Pustina.
Më pas, anëtarët e bordit diskutuan projekte dhe ide të reja të cilat do të shërbejnë për promovimin e mëtutjeshëm të punës së gazetarëve dhe përmirësimin e ambientit të tyre të punës.
Bordi i ri i AGK-së, në krye me gazetarin Xhemajl Rexha, u votua më 19 korrik në Kuvendin e AGK-së ku morën pjesë 320 anëtarë.