Mbahet takimi i parë i bordit të ri të AGK-së

Mbahet takimi i parë i bordit të ri të AGK-së

Është mbajtur sot për herë të parë takimi i bordit të ri të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ku kanë marrë pjesë tetë nga nëntë anëtarët e bordit.

Në këtë takim u diskutua për punën, projektet dhe angazhimin e deritashëm të organizatës në një raportim nga ish-kryetarja e bordit Gentiana Begolli – Pustina.

Më pas, anëtarët e bordit diskutuan projekte dhe ide të reja të cilat do të shërbejnë për promovimin e mëtutjeshëm të punës së gazetarëve dhe përmirësimin e ambientit të tyre të punës.

Bordi i ri i AGK-së, në krye me gazetarin Xhemajl Rexha, u votua më 19 korrik në Kuvendin e AGK-së ku morën pjesë 320 anëtarë.

U mbajt takimi i parë i Bordit të ri të AGK-sëËshtë mbajtur sot për herë të parë takimi i Bordit të ri të…Posted by Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK on Tuesday, July 27, 2021

Related Articles