Federata e Çiklizmit e Kosovës është duke organizuar edicionin e 20-të të garës ndërkombëtare “Tour of Kosovo”, në të cilën po marrin pjesë garues të shteteve të shumta të Evropës dhe jo vetëm.
Në ceremoninë hapëse, të pranishëm ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi.
Në fjalën e tij, presidenti Krasniqi ka përgëzuar drejtuesit e Federatës së Çiklizmit të Kosovës për këtë organizim madhështor, duke thënë se kjo garë është njëra ndër më të mëdhat të organizuara ndonjëherë në Kosovë, derisa garuesve iu ka uruar fat, e në veçanti Kombëtares së Kosovës.