FFK: VAR po vjen në Kosovë

FFK: VAR po vjen në Kosovë

Sezoni i ri i Superligës së Kosovës pritet të jetë nën vëzhgimin edhe të sistemit VAR.

Kryetari Agim Ademi e kishte paralajmëruar një gjë të tillë muaj më parë dhe duket se kjo tani edhe do të konkretizohet.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës ka lëshuar një video të shkurtër përmes së cilës paralajmërohet se kjo teknologji shumë shpejtë do të jetë edhe në futbollin kosovar.

“VARKosova. Video Asistant Referee. Së shpejti!”, është shkrimi në videon e postuar nga FFK.

VAR KOSOVA

Po vjen… ✅Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on Saturday, July 17, 2021

Padyshim se aplikimi i sistemit VAR në Superligë do ta ngriste për një nivel më lartë futbollin kosovar.

Gjatë ditëve në vazhdim priten edhe përditësime të tjera nga FFK-ja rreth këtij projekti.

Related Articles