Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte e zhvillon ndeshjen e fundit për muajin qershor, në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” sfidën e fundit e zhvillojnë ndaj Greqisë në udhëtim.
Sfida e sotme e grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve luhet në Volos të Greqisë.
Para ndeshjes mediumet sportive në Greqi nëpër kioska kanë shitur gazetat me titujt nga më të ndryshmet.
“Mbani frymën – Sonte luajmë ndaj Kosovës”, është njëra nga titujt e gazetave në Greqi.
Tre pikët janë të domosdoshme për ekipin që drejtohet nga Alain Giresse për fatin e vendit të parë në grup.
Takimi nis nga ora 20:45.
/Gazeta Enigma/