Mbappe pranon haptas “sherrin” me Neymarin: Ka hierarki, jam dakord të vrapoj kur Messi ecën

Mbappe pranon haptas “sherrin” me Neymarin: Ka hierarki, jam dakord të vrapoj kur Messi ecën

Pas intervistës së djeshme për “RMC Sports”, Kylian Mbappé është kthyer të flas për të tashmen dhe të ardhmen e tij në faqet e “L’Equipe”.

Sulmuesi i PSG-së zbuloi edhe marrëdhënien e tij me shokët e skuadrës, duke filluar nga Leo Messi e deri te Neymar, me të cilin nuk ka përjetuar një periudhë të mirë, veçanërisht në fushë, në javët e fundit:

“Ekziston një hierarki e vendosur, unë pranoj të vrapoj kur Messi ecën. Nuk kam probleme, asgjë më shumë dhe asgjë më pak, ne po flasim për Messin (qesh)”.

Këto janë fjalët për argjentinasin, ndërsa më pas shtoi një shaka për Neymarin, pas episodit kundër Montpellier:

“Ajo që nuk mund të jetë mes nesh është pakënaqësia. Ne të dy flasim, e respektoj njeriun dhe futbollistin që është Neymar. E admiroj për atë që është. Në atë moment nuk isha i lumtur, sepse ai nuk ma pasoi topin. Nuk e mohoj, mund të ketë ndodhur edhe e kundërta”.

Related Articles