“Mbështetje e plotë Vuçiqit”

“Mbështetje e plotë Vuçiqit”

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë reaguar ndaj protestës që u mbajt sonte para Presidencës së Serbisë në Beograd, ku është kërkuar që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të tërhiqet nga negociatat për Kosovën, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos formohen, të publikohet plani franko-gjerman por edhe të refuzohet.

Kjo parti ka kumtuar se i japin mbështetje të plotë presidentit të Serbisë.

“Mbi 90 për qind e serbëve që votojnë për ne i japin mbështetjen e tyre të plotë presidentit Aleksandar Vuçiq që të vazhdojë luftën për paqen dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe që edhe më tutje ta forcojë Serbinë ekonomikisht, ndërkombëtarisht, politikisht, ushtarakisht dhe në çdo kuptim tjetër pa i marrë parasysh gënjeshtrat dhe fyerjet të liderëve të vetëshpallur, politikanëve mendjemëdhenj, kuazi-patriotëve dhe mashtruesve të dëshmuar të mbështetur nga kuazi opozita në Beograd”, thuhet në njoftim të Listës Serbe.

Related Articles