Në fshatin Bajnicë të komunës së Kaçanikut, janë hedhur mbeturinat e kafshëve të therura, që me gjasë janë ato të festës së Kurban Bajramit.
Në një video private të dërguar në media online, shihet se si janë lënë anash mbetjet e kafshëve të therrura. Rasti ka ndodhur në fshatin Bajnicë të komunës së Kaçanikut. Raste të ngjashme hasen gjithandej vendit, sidomos në raste të kremtave fetare të festave të Bajramit, që korrespodojnë me therje të bagëtisë.