Deri më tani, në Kosovë kanë ardhur mbi 1 milion vaksina anti-COVID dhe disa të tjera pritet të arrijnë ditëve në vazhdim.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. 2/3 e tyre kanë ardhur nga marrëveshja me “Pfizer”, ndërsa pjesa tjetër donacion nga COVAX, Bashkimi Europian dhe shtetet tjera donatore.
“Deri tash ne Kosove kane ardhur dicka me shume se 1 milione vaksina, prej te cilave 2/3 te blera nga marreveshja me Pfizer dhe rreth 1/3 donacion nga COVAX, Be dhe shtetet donatore”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media tha se në tremujorin e tretë të këtij viti, numri total i vaksinave nga kontrata me “Pfizer” do të shkojë në 622 mijë vaksina.”Në tremujorin e tretë në të cilën gjendemi nga kontrata bilaterale me Pfizer do të arrijë 622 mijë vaksina, ku një pjesë e tyre tanimë ka arritur gjatë muajve korrik dhe gusht”.”Së shpejti presim edhe arritjen e mbi 450 dozave të Pfizer, nga COVAX pjesë e donacionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
”Edhe njëherë ju bëjë thirrje që të mos zgjedhim se cilën vaksinë ta marrim në një situatë si kjo. Me rëndësi është që të vaksinohemi në një situatë si kjo”.”Thuajse gjithë kabineti qeveritar, duke filluar nga Kryeministri Kurti, jemi vaksinuar me Astra Zeneca” është thënë në një përgjigje për Gazeta Blic, përcjellë Gazeta “Enigma”.