Mbi 100 fëmijë nën moshën 9 vjeçare rezultuan pozitiv me COVID për 24 orë

Mbi 100 fëmijë nën moshën 9 vjeçare rezultuan pozitiv me COVID për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan 6 vdekje dhe 2 mijë e 33 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se gjatë kësaj kohe kanë rezultuar pozitiv me virus edhe 121 fëmijë nga mosha zero deri 9 vjeçare.

234 të infektuar janë të moshës 10-19 vjeçare, ndërsa 274 të moshës 20-29 vjeçare.

26 të infektuar me virus gjatë kësaj kohe janë mbi 80 vjeç./Gazeta Enigma/

Related Articles