Kulusveski fans i Januzajt, zgjedh numrin 44

Kulusveski fans i Januzajt, zgjedh numrin 44

Transferi i ri i Tottenham Hotspur, Dejan Kulusevski, ka zgjedhur të mbajë në fanellë numrin 44, për shkak të admirimit ndaj futbollistit shqiptar Adnan Jonuzaj.

Ky nuk është rasti i parë për anësorin që zgjodhi të marrë këtë numër pasi që të njëjtën e bëri edhe sa ishte lojtar i Parmas, ku fillimisht ishte pjesë e Akademisë së Atalantas e pasi që nuk u përfshi në ekipin e parë u huazua tek Parma në vitin 2019.

Shumë shpejt e tërhoqi interesimin e Juventusit që e transferoi në janar të vitit 2020 për 35 milionë euro, mirëpo e la në huazim te parmanët që ta përfundonte sezonin.

Në këtë afat kalimtar, Zonja e Vjetër e ka lejuar largimin e tij drejt Tottenhamit, si huazim për 18 muaj, me obligim blerjeje në rast se Spursat kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe nëse ai luan së paku në 50 për qind të ndeshjeve.

Në një intervistë të dhënë disa vite më parë për Sky Sport Italia, Kulusevski ka shpjeguar arsyen pse e ka zgjedhur numrin 44 në fanellë.

“Isha në Suedi për ta shikuar Manchester United dhe isha dëshmitar i debutimit të Januzajt”, ka rrëfyer Kulusevski.

“Ai hyri në fushë me një personalitet të mrekullueshëm, edhe pse ishte vetëm ndeshja e tij e parë profesionale. I thash babait tim se doja të bëhesha i tillë, doja të luaja në atë mënyrë”.

“U lidha për atë numër, i lexova disa gjëra dhe rashë në dashuri”, ka thënë tutje anësori i Tottenhamit.

Karriera e Januzajt megjithatë që atëherë ka pësuar ndryshime, pasi ai u huazua te Borussia Dortmundi dhe Sunderlandi, ndërsa nga viti 2017 luan për Real Sociedadin. /Gazeta Enigma/

Related Articles