Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, raporton Gazeta Enigma.
Sipas raportit janë lëshuar 2013 tiketa trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave të trafikut në 24 orët e fundit.
Gjithashtu Policia njoftoi se ka regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 36 aksidente me dëme materiale.
Në 24 orët e fundit, Policia njoftoi se kishte arrestuar 23 persona dhe kishte dërguar në mbajtje 12 të tjerë.
