Mbi 200 mijë fëmijë të dëbuar me forcë nga Ukraina

Mbi 200 mijë fëmijë të dëbuar me forcë nga Ukraina

Më shumë se 200 mijë fëmijë ishin në mesin e 1.2 milionë ukrainasve të dëbuar nga vendi kundër vullnetit të tyre, që nga fillimi i luftës, ka thënë Avokatja e Popullit e Ukrainës, Lyudmyla Denisova.

Denisova e akuzoi Moskën se donte t’i bënte fëmijët qytetarë rusë.

“Kur na nxjerrin fëmijët, shkatërrojnë identitetin kombëtar, e privojnë vendin tonë nga e ardhmja. Ata u mësojnë fëmijëve tanë atje, në rusisht, historinë që Putini u ka treguar të gjithëve”, tha ajo.

Denisova nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj, raporton BBC.

Moska ka mohuar se ka synuar qëllimisht fëmijët gjatë konfliktit dhe thotë se ofron ndihmë humanitare për ata që duan të largohen nga vendi.

Related Articles